Site icon Telegrafi

Shkup: Policia me fushatë për mbajtjen e maskave në tregjet e gjelbra

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Tregut të Shkupit”, kanë filluar të realizojnë fushatë për zbatimin e masave për mbrojtja nga coronavirusi.

Siç njoftojnë nga MPB, aktivitete në këtë fushatë kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe nevojën për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë fushatë do të përfshihen tregjet e gjelbra në nivel të Bashkisë së Shkupit, ndërsa vizitorët do të informohen për mënyrën e shfrytëzimit të pajisjeve mbrojtëse, nevojën për shfrytëzimin e tyre, si dhe gjobat që pasojnë për moszbatim të masave.

Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve do t’u ndahen maska dhe doreza.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe vendimet e kompetentëve dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme./Telegrafi/

Exit mobile version