Site icon Telegrafi

Shkup, policia aksidenton biçiklistin në vendkalim për këmbësorë (Foto)

Një makinë e policisë në semaforin para infoqendrës së BE-së në Shkup, ka aksidentuar një biçiklistë, njoftoi iniciativa “Na Toçak”. Në postimin në Facebook, kjo iniciativë ka vendosur edhe fotografi të aksidentit, i cili ka ndodhur në qendër të Shkupit.

Dëshmitari i aksidentit tregon se përderisa policia ka vendosur të kthejë në të djathtë, duke anashkaluar shenjën e trekëndëshit dhe ka goditur biçiklistin, i cili ka qenë në vendkalim për këmbësor në dritën e gjelbërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatmirësisht biçiklisti nuk ka marrë lëndime të rënda dhe është në gjendje të mirë.

Njëkohësisht kjo iniciativë apelon tek Ministria e Punëve të Brendshme të merr masa në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi sistematik./Telegrafi/

Exit mobile version