Në rrugën “Dimitrije Çupovski” në Shkup ka pasur të shtëna me armë zjarri mbrëmë rreth orës 1:30 pas mesnate. Sipas policisë, 42-vjeçari S.F dhe 39-vjeçari E.M nga Shkupi janë përleshur fizikisht, ndërsa në një moment S.F. ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në drejtim të S.F., i cili është edhe vëllau i bashkëshortes së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I njëjti me Urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup dhe nga ana e mjekut i është konstatuar lëndim trupor në pjesën e barkut dhe në dorën e djathtë.
Ai është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/