Telegrafi

Shkup, plaçkitet një i mitur në afërsi të sallës Universale

Tre persona me thikë kanë sulmuar dhe plaçkitur një të mitur në Shkup, në afërsi të sallës Universale.

Sipas informacioneve të MPB-së, dje në orën 21:45 në Stacionin policor Qendër, J.G ka denoncuar se rreth orës 18:15 në Shkup, në afërsi të Sallës Universale, tre persona të panjohur në kërcënimin e thikës kanë plaçkitur djalin e tij 17-vjeçar (D.G) dhe nga ai kanë marrë 300 denarë.

Policia po ndërmerr masa për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/