Site icon Telegrafi

Shkup, pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin do të punojë edhe gjatë fundjavës

Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SP “Prolet” në Shkup, do të punojë nesër dhe pasnesër, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pika për ndërrimin e dokumenteve personale, do të punojë të shtunën dhe të dielën nga ora 8 deri në ora 16.

“Qytetarët që dëshirojnë të ndërrojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa termin paraprak”, njoftoi MPB.

MPB para tre ditëve hapi pikën e re për nxjerrjen e dokumenteve personale në Komunën e Kisella Vodës. Kjo pikë mundëson që mbi 1000 persona të kalojnë të gjitha procedurat për marrjen e dokumenteve personale./Telegrafi/

Exit mobile version