Pesë vepra penale “grabitje” janë kryer dje në Shkup në periudhën nga ora 18:50 deri në orën 19:30. Buletini ditor i policisë në pesë grabitjet si autorë të krimit përmend dy persona të panjohur të cilët kanë grabitur duke kërcënuar me thikë.
Grabitja e parë ka ndodhur në orën 18:50 orë në bul. “Aradhet partizane” kur është kryer grabitja ndaj T.G., dhe i janë marrë 300 denarë dhe kufjet e telefonit celular. Rreth orës 19:00 në bul. “Aradhet partizane”, në afërsi të Sallës Universale, është kryer grabitje ndaj M.P., ku me kërcënim me thikë i janë paratë.
Rreth orës 19:00, në ul. “Daskal Kamçe” dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryen grabitje ndaj S.S. dhe D.D. të cilëve u janë marrë 400 denarë. Rreth orës 19:30 në stacionin e autobusit pranë Qendrës Tregtare Bunjakovec, dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryen grabitje ndaj A.R. duke marrë rreth 500 denarë dhe kanë ikur.
Vjedhja e pestë ishte gjithashtu në orën 19:30 në rrugë. “Ivan Kozarov”, kur dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryen grabitje ndaj tre të miturve, duke marrë 500 denarë dhe më pas kanë ikur. MPB ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe për të zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve./Telegrafi/