Site icon Telegrafi

Shkup, përjashtohen nga komunikacioni 69 shoferë

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente, nga ku pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe dy persona lëndime të rënda.

Sipas SPB Shkup, numri i shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë është 69. Ata janë përjashtuar nga komunikacioni njëlloj si 15 shoferët tjerë, të cilët nuk kanë pasur leje vozitje, vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe dy vozitës fillimtarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Policia nga komunikacioni ka përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara ndërsa për parking të parregullt janë shqiptuar 4 dënime.

Njëzet e tetë vozitës kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes dhe 10 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version