Telegrafi

Shkup, përfundoi Shkolla Verore në FETI

Rreth 60 vizitorë nga të cilët edhe nxënës të shkollave të mesme, ishin pjesë e shkollës verore “EMBEDED: Dizajn i sistemeve mikrokompjuterike”, që u mbajt në Fakultetin për Elktroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas profesorit Josif Qosev, është e patjetërsueshme të përmendet se shumë nxënës të shkollave të mesme kanë qenë pjesë e këtij trajnimi.

Gjithë vizitorët e Shkollës Verore, paradite kanë dëgjuar ligjërata në FETI, ndërsa pasdite kanë punuar praktikisht: dy grupe në laboratori për elektroteknikë në FETI, ndërsa një grup në Qendrën ekudative në SEAVUS-SEDC.

Ngjarjen e ka organizuar Instituti për Elentroteknikë pranë FETI në bashkëpunim me SEAVUS./Telegrafi/