Site icon Telegrafi

Shkup, për shkak të defekteve një pjesë e Qendrës pa ngrohje qendore

Për shkak të defektit në rrjetin e shpërndarjes, është ndaluar ngrohja qendrore për një pjesë të shfrytëzuesve në Qendër, njoftojnë nga Balkan Energy Group (BEG).

“Për shkak të defektit në linjën sekondare nga rrjeti shpërndarës në afërsi të Kuvendit, përkohësisht është ndaluar shpërndarja e ngrohjes qendrore për një pjesë të shfrytëzuesve nga rajoni qendror i qytetit”, thuhet në njoftimin e BEG, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe sipas vlerësimeve pritet që në afat sa më të shkurtë të rregullohet defekti dhe të normalizohet shpërndarja e nxemjes qendore.

Për informacione shtesë shfrytëzuesit mund të drejtohen në Qendër e kujdesit për klientët në numrin e tel: (02) 3076 200./Telegrafi/

Exit mobile version