Telegrafi

Shkup: Për një javë janë larguar 131 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt

Gjatë javës së kaluar me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 131 automjete nga sipëerfaqet publike.

“Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 17 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 114 automjetet e tjera janë larguar me urdhëresë të policisë së trafikut në bazë të shkeljeve të kryera: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.

Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 311 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 17 automjete u larguan me shërbimin “karrotreci” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara.

” U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.