Site icon Telegrafi

Shkup, për 5 muaj janë kapur 591 qen endacak

Ekipet për trahtim human të kafshëve që enden nëpër rrugë pranë NP “Higjiena Komunale”-Shkup, në periudhën prej 1 janari deri më 31 maj kanë kapur 591 qen endacak nga rrugët e Shkupit, njofton Koha.

Prej tyre, 371 janë vendosur në stacionin e Vardarishtes, ku nga ana e veterinarëve janë pastruar nga parazitët e jashtëm dhe të brendshëm si dhe janë sterilizuar.

94 të tjerë janë vendosur për qëndrim në stacionin e Vardarishtes, të tjerët janë kthyes në lokacionin e njejtë prej ku janë kapur.

Exit mobile version