Brenda 11-të aksidenteve të komunikacionit dy persona kanë pësuar lëndime serioze trupore, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sektori i komunikacionit, gjatë ditës së djeshme në zonën e Shkupit, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe tre më pak të lënduar, nga gjithsej 11 ndeshje të komunikacionit.
Gjithastu gjatë ditës së djeshme me ndihmën e mjeteve të posaçme të policisë në trafik, janë hequr 79 automjete që kanë penguar komunikacionin.
Nga MPB informuan që sot do të mbahet seminar edukativ me nxënësit e klasës së dytë, të shkollës fillore ‘Rajko Zhinzifov’ të Butelit. /Telegrafi/