Mbi 800 aplikime për subvencione për blerjen e biçikletave janë dorëzuar deri sot për banorët e Bashkisë së Shkupit nga publikimi i thirrjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Shkupi ftojnë të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë biçikleta të reja, të paraqesin një kërkesë për rimbursim të pjesës së kostos së miratuar në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe mjeteve financiare të ndara për zbatimin e këtij aktiviteti urban.
Mjetet që do të mbulojë qyteti është në vlerë prej 50 përqind të çmimit të biçikletës, por jo më shumë se 4 mijë denarë shuma neto per person. Thirrja publike do të zbatohet me parimin “vjen i pari, shërbehet i pari”.
Të drejtë për të marrë pjesë në këtë shpallje publike janë banorët e Bashkisë së Shkupit. /Telegrafi/