Brigada për mbrojtje nga zjarri e Bashkisë së Shkupit, për herë të parë pas 25 viteve do të bëhen me makina të reja zjarrfikëse me shkallë. Krahas tyre është planifikuar të blehen edhe katër makina tjera zjarrfikëse, që paraqet lëvizje të madhe sa i përket makinave të brigadës.
Makinat do të blehen me mjetet e siguruara nga buxheti i Bashkis së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Makina e re zjarrikëse me shkallë është paraparë që shkallët t’i ketë me lartësi deri 60 metra.
Për momentin Brigada posedon vetëm dy makina të tilla, që i mori si donacion nga një firmë gjermane në vitet e 80-ta.
Sa i përket krahasimit me shtetet e rajonit, Maqedonia ka mbetur prapa sa i përket vjetërsisë mesatare të makinave të zjarrfikësve. Gjitha shtetet fqinje duke filluar nga Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia i kanë ndërruar makinat në tërësi./Telegrafi/