Sektori për Punë të Brendshme në Shkup deri tek Prokuroria Themelore ka ngritur padi penale ndaj I.J (22) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.
Nga MPB njoftojnë se droga e cila më herët ishte gjetur në autobusin që udhëtonte në linjën Shkup-Dortmund, ka qenë e destinuar të dërgohet jashtë Maqedonisë nga i padituri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më 07/04/2018 rreth orës 11:30 në autobusin me targa të Shkupit, i cili udhëtonte në linjën Shkup-Dortmund, është gjetur marihuanë për të cilën asnjë nga udhëtarët nuk u paraqit si pronar i saj. Pas dokumentimit të rastit dhe mbledhjes së fakteve është zbuluar pronari i vërtetë i marihuanës, i cili ka qenë I.J (22) nga Shkupi”, thonë nga MPB./Telegrafi/