Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, për herë të parë u organizua “iftar për fëmijë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Para iftarit që u organizua në oborrin e Xhamisë Mustafa Pasha, fëmijët patën rastin që të argëtohen në programin e organizuar.
Fëmijët kaluan çaste të këndshme me shumë lojëra, ndërsa dëgjuan edhe ilahi dhe këngë fëmijësh.
Fëmijëve iu vizatuan fytyrat, ndërsa në lojërat që luajtën gjatë programit fituan çmime dhe kaluan momente të këndshme.
Evenimenti me pjesëmarrjen vajzave dhe djemve të moshave të ndryshme përfundoi me iftarin me menu të veçantë për fëmijë.
Në këtë program morën pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe Kreu i Konsulencës së Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan.
Ambasadorja Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, duke iu referuar ngjashmërive mes qytetit Bursa të Turqisë dhe Shkupit, tha se është krenare që gjendet në një atmosferë të bukur shpirtërore.