Telegrafi

Shkup, organizohet Panairi i dytë i grave, “Artizanatet dhe Folklori edhe në dobi të gruas së sotme”.

Shoqata për zhvillimin e Kulturës në Maqedoni, “Porta Skupi”, organizon Panairin e dytë të Grave, të titulluar “Artizanatet dhe Folklori edhe në dobi të Gruas së sotme”.

Në këtë panair do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i grave nga profile të ndryshme të jetës publike nga Republika e Maqedonisë, me qëllim për të afirmuar dhe dëshmuar vlerat e Grave në vend dhe më gjerë.

Ky manifestim do mbahet nesër (28 prill), në “Suli An”, me fillim në ora 11:00 në Çarshinë e Vjetër të Shkupit./Telegrafi/