Site icon Telegrafi

Shkup, organizohet maratonë për fëmijë

Fëmijët të cilët sot marrin pjesë në “Mini maratonën për fëmijë 2017” së bashku me UNICEF, Unionin e sporteve të Shkupi, Komitetin olimpik të Maqedonisë dhe Unionin e sportit shkollor të Shkupit kanë dërguar porosi për nevojën e çdo fëmije t’i jepet mundësi korrekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo fëmijë lind me të drejtë të natyrshme për një fillim të shëndetshëm në jetë, arsim dhe fëmijëri të sigurt. Megjithatë, shumë fëmijë janë privuar nga të drejtat e tyre. Jemi të gëzuar që fëmijët të cilët marrin pjesë në mini maratonën e sivjetme janë baskuar në thirrje që çdo fëmije t’i sigurojmë mundësi korrekte për një të ardhme më të mirë”, deklaroi zv.përfaqësuesja e UNICEF-it, Elspret Erikson.

Mini maratona e fëmijëve u mbajt përreth shëtitores në lumin Vardar, pas “Park Hotel dhe Spa”./Telegrafi/

Exit mobile version