Në Shkup organizohet debat me temë “Para ligjit romët janë të barabartë, në praktikën shëndetësore diskriminohen”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbahet në Dhomën publike në Shkup, nën organizimin e Fondacionit për debat dhe edukim Idea Evropa Juglindore.
Debati është pjesë e aktiviteteve të projektit “Ndryshimi i qasjes ndaj romëve në institucionet shëndetësore”, që financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia./Telegrafi/