int(1) Shkup, nuk ka raste të reja të të prekurve nga MRSA - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Shkup, nuk ka raste të reja të të prekurve nga MRSA

Foto: Ilustrim/Arkiv

Qendra për Shëndet Publik sot ka informuar se nuk ka raste të reja të të infektuarve me bakterin MRSA.

Epidemiologët thonë se kërkesa e prindërve që të bëhet dezinfektim i shkollave dhe të merren mostra për analizë të të gjithë nxënësve është e panevojshme, sepse gjendja nuk është alarmante.

“Komisioni mori vendim se nuk mundet në çdo thirrje të drejtorëve dhe profesorëve të shkollave të shkohet dhe menjëherë të merren mostra nga të gjithë nxënësit e shkollës apo të dezinfektohet e gjithë shkolla”.

“Komisioni vendosi që të bëhet një udhëzim i shkurtër për të gjithë mjekët amë, që në raste kur vijnë prindër me udhëzim të mjekut amë dhe bëjnë analiza, tek rastet ku nuk ka shenja klinike të infektimit, nuk ka nevoje që të vazhdohen procedura të mëtutjeshme tek ai fëmijë, sepse nuk mundemi antibiotikë t’u japim, dhe për këtë gjë janë njoftuar mjekët amë”, tha epidemiologu Aleksandar Stojanov.

Exit mobile version