Një persona ka ndërruar jetë në një aksident nga 19 gjithsej sa janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në 7 aksidente janë lënduar 12 persona, ndërsa në 11 tjera është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
32 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndërsa dy kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/