Dje në orën 20:00 në SPB Shkup është paraqitur se në orën 19.54 me veturën e ndihmës së shpejtë në Qendrën Emergjente në Klinikën Nënë Terezë me lëndime të rënda trupore është sjell N.A. (56) nga Shkupi.
Sipas njoftimeve, N.A. plagët i ka marrë pasi që është rrëzuar nga çatia gjatë ndërtimit të një shtëpie në rrugën “Aleksandar Turunxhev”.
Po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/