Një i punësuar në një fast food në qendër të Shkupit mbrëmë është goditur me thikë në stomak, informojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot në mëngjes në orën 4:30 minuta në Njësinë për Informacione dhe Komandë – Shkup, u denoncua se në fast foodin në rrugën “Kej 13 Nëntori” i punësuarit Z.B, (27) nga Shkupi, është goditur me thikë në pjesën e stomakut. I lënduari është transportuar në Qendrën e Urgjencës – Shkup dhe i është nënshtruar intervenimit kirurgjik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas tyre, policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/