Një person e ka humbur jetën, një është lënduar më rëndë, ndërsa 22 janë lënduar më lehtë në 13 nga gjithsej 27 aksidentet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në territorin e Shkupit. Në 14 aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Siç informon MPB, të premten policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjashtë aksidente trafiku, prej të cilëve në tre më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa në tre janë shkaktuar dëme materiale. Të shtunën janë regjistruar 16 aksidente rrugore, ku në shtatë aksidente janë lënduar 11 persona, ndërsa në të tjerët ka pasur dëme materiale.
Në një nga pesë aksidentet e regjistruara dje një person e ka humbur jetën, ndërsa në dy të tjera janë lënduar tre persona. Dy aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale.
MPB-ja informon se policia rrugore gjatë tre ditëve të kaluara ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. /Telegrafi/