Telegrafi

Shkup, një person duke ikur nga policia është hedhur në Lumin Vardar

Dje një person nga Shkupi E.A. (33) duke ikur nga polica është hedhur në lumin Vardar.

Policia po e arrestonte E.A. të cilit iu ishte caktuar masa e paraburgimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë të imigrantëve”.

Në një moment, personi ka sulmuar policinë dhe ka filluar të ikë.

“Polici gjuajti disa plumba në paralajmërim, ndërsa E.A. u hodh në lumin Vardar, notoi në skajin tjetër dhe vazhdoi drejt rrugës “Vardarska”. Polici u hodh pas tij në lumë, pas së cilës u lëndua”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Dy orë më vonë, pranë Qendrës së Transportit, E.A. u gjet dhe u arrestua./Telegrafi/