Në Qendrën Tregtare “City Mall” në Shkup, në parkingun e katit më të lartë, tani për tani për shkaqe të panjohura ka shpërthyer zjarr në automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës, pronësi e M.A. (31) nga Tetova.
Siç informon policia, incidenti është denoncuar dje në orën 15:55.
Zjarri është shuar nga ana e personave të sigurimit të Qendrës Tregtare.