Një banesë në një ndërtesë në bulevardin “ASNOM”, mes hotel “Rusia” dhe hotel “Hilton”, është djegur mëngjesin e sotëm nga bombola e gazit.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar.
Komandanti i Njësisë zjarrfikëse informoi se kanë ndërhyrë pesë automjete zjarrfikëse dhe 14 zjarrfikës. Zjarri është raportuar në orën 09:40.