Telegrafi

Shkup, një 17 vjeçar kryen veprime seksuale ndaj dy fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjeçare

Një 17-vjeçar disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj dy fëmijëve të moshës nëntë dhe dhjetë vjeçare në një fshat të Shkupit, kumtoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, dje në orën 16:15 në stacionin policor në Shkup, një grua 40-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka paraqitur se 17-vjeçari disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj djalit të saj 10-vjeçar. Lidhur me të njejtin rast, në stacionin e njejtë policor, në orën 21:40, një grua tjetër 48-vjeçare nga Shkupi ka paraqitur se personi i njejtë 17-vjeçar, në periudhën prej gushtit e deri para dhjetëp ditëve, disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj djalit të saj 9 vjeçar.

Sipas denoncimeve, 17-vjeçari ka qenë fqinj i tyre dhe në periudhën e përmendur, çdoherë kur i ka parë fëmijët në rrugë, i ka ftuar në hapësirat e bodrumit të fqinjes së tyre dhe aty ka kryer veprime seksuale ndaj tyre. Po ndërmerren masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/