Nga e premtja do të fillojë transporti pa pagesë për personat e moshuar, respektivisht për gratë mbi moshën 62 vjeçe dhe meshkuj mbi 64 vjeç.
Transporti publik falas do të vlej për ditën e martë, e premte, e shtunë dhe e diel. Vendimi vjen pas miratimit nga Këshilli Komunal i Shkupit.
Shfrytëzues të kësaj mase do të jenë rreth 80.000 qytetarë.
Ndryshe, transport pa pagesë kanë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme shtetërore, studentët.