Telegrafi

Shkup, nga e marta panair për ndërtimtari

100 ekspozues direkt dhe 200 indirekt do të prezantohen në edicionin e 14 të panairit ndërkombëtarë për ndërtimtari dhe materiale ndërtimore që do të mbahet nga 28 shkurti deri më 4 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kohës së panairit për herë të parë, ekspertë nga fusha e efikasiteti energjetik do t’i prezantojnë masa dhe metoda për kursim të energjisë, ndërsa do të marrin pjesë edhe disa banka të cilat do t’i njohin vizituesit me shërbimet që ata i ofrojnë.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 10 deri 19, ndërsa çmimet për hyrje do të jenë 80 denarë për individë dhe 40 për vizitues kolektiv./Telegrafi/