Site icon Telegrafi

Shkup, nga 187 vozitës të kontrolluar, 33 prej tyre nën ndikimin e alkoolit

Te 33 vozitës nga 187 të kontrolluar është vërtetuar prania e alkoolit në Shkup në aksionin që ndodhi nga ora 22:00 deri në ora 4:00 të mëngjesit, ndërsa në aksion janë zbuluar edhe 50 shkelje tjera.

Nga ora 18:00 deri në ora 22:00 dje, 47 vozitës janë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe ndaj tyre ka pasur dënime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB, dje nga ora 23:00 deri në ora 5 të mëngjesit në rrethinën e Shkupit me automjetin special janë bllokuar 24 automjete, ku pjesa më e madhe ishte në rrugën “13 nëntori”./Telegrafi/

Exit mobile version