Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nesër për shkak të protestës së caktuar të OBRM-PDUKM-së do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit.
“Nesër nga ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup organizuar nga ana e një partie politike me relacionin e lëvizjes nga sheshi ‘OBRM’, djathtas nëpër rrugën ‘Dame Gruev’, dhe rrugën ‘Vasil Gllavinov’ nëpër bulevardet ‘OBRM-ODUKM’ dhe ‘Ilinden’ deri në objektin e Qeverisë’, thuhet në kumtesën e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor./Telegrafi/