Dje, B.D. (22) nga fshati Petrovec-Shkup, ka paraqitur se më 19 gusht të këtij viti, në drejtim të panjohur, është larguar gruja e tij A.A. (24) së bashku me djalin një vjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportuesi ka theksuar se e humbura është me shëndet të mangët mendorë. Janë marrë masa për gjetjen e gruas dhe fëmijës. /Telegrafi/