Gjatë 24 orëve të fundit në covid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 32 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.
Gjithsej 486 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.
Edhe përkundër numrit të lartë të të pranuarve në covid qendrat, sot në ora 08:00 kishte 30 vende të lira, ndërkohë që gjatë ditës pas lirimit të të shëruarve nga spitali, pritet që të rritet numri i shtretërve të lira si në Klinikën Infektive po ashtu edhe në Spitalin 8 Shtatori.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjitha repartet kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilën kanë nevojë për oksigjeno terapi.