Site icon Telegrafi

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 49 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 49 pacientë për  shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 461 persona të  diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 20 persona, edhe atë në TVC ka pasur nëntë pacientë të pranuar, tre  pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në  Klinikën e ORL-së.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 15 pacientë të ri me Covid-19, shtatë janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 30 vende të  lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën  Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Exit mobile version