Një foshnje gjashtë mujore ka ndërruar jetë sot në mëngjes, për shkak të epidemisë së fruthit, konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se foshnja ka pasur komplikime në mushkëri dhe ka qenë e pavaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Së pari është mjekuar në spitalin në Kozle, ndërsa pas transferimit në Klinikën Infektive mjekët fatkeqësisht nuk kanë arritur të menaxhojnë me komplikimet. Shpresoj që trendi i vaksinimit të vazhdojë, me qëllim që të rritet imuniteti dhe të mos kemi pasoj”, tha Filipçe.
Ndryshe, gjatë muajve të fundit numri i të prekurve nga fruthi është rritur ndjeshëm, me çka në rajonin e Shkupit u shpall edhe gjendje epidemie./Telegrafi/