Site icon Telegrafi

Shkup, ndërron jetë një foshnje në Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Nga Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve njoftojnë se një fëmijë 2.5 vjet ka ndërruar jetë për shkak të shenjave të bakteriale infektuese.

“Ditën e hënë në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve është pranuar një fëmijë i moshës 2.5 vjet me shenja serioze të bakteriale infektuese. Më herët fëmija ka qenë relativisht i shëndetshëm, me një infeksion respirator të mjekuar prej një jave nga mjeku amë. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së fëmijës ai është sjellur në Klinikë”, thonë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Nga atje thonë se pas pranimit të fëmijës në njësinë intensive, ai është vendosur në respirator, mirëpo edhe pas gjithë përpjekjeve mjekuese, fëmija pas 12 orë qëndrimi ka ndërruar jetë./Telegrafi/

Exit mobile version