Këtë mëngjes ka ndërruar jetë edhe gruaja e 84-vjeçati nga Buteli i Shkupit, i cili gjatë ditës së djeshme vrau nipin, gjuajti ndaj gruas dhe vajzës së tij, ndërsa në fund vrau edhe veten, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB japin detaje, por akoma nuk kanë arritur të zbulojnë motivet e kësaj vrasje.
MPB thotë se trupat e të vdekurve me urdhër të Prokurorit Publik janë dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore./Telegrafi/