Site icon Telegrafi

Shkup, MPB-ja jep detaje për hetimet rreth keqtrajtimit të një të miture të strehuar në shtëpinë “25 maji”

Në lidhje me rastin e të miturës të strehuar në shtëpinë për fëmijë me probleme edukative-arsimore “25 maji”, MPB-ja njofton se e njëjta është raportuar nëntë herë si e zhdukur në periudhën 2016-2018.

Në disa raste, disa persona janë paditur penalisht për sulm gjinor ose përdhunim të të miturës.

MPB-ja thotë se në vitin 2017, e mitura është gjetur në Shuto Orizare, në shtëpinë e XH.K (68), që me dhunë e ka mbajtur në shtëpi, me qëllim që të bëhet nuse shtëpie, ku është konstatuar se ka patur marrëdhënie me person të rritur.

Në rastin tjetër, të ndodhur në shtator të vitit të kaluar, e mitura është kthyer në shtëpinë e kujdesit ku ka treguar se në disa raste ka patur marrëdhënie seksuale me persona më të rritur.

Lexo po ashtu MPPS: MPB-ja është njoftuar për rastin e 13 vjeçares së keqtrajtuar

Edhe në nëntor të vitit të kaluar, e mitura është raportuar se është pranuar në Veles në Spitalin për fëmijë, pa vetëdije.

Në të gjitha rastet policia ka ndërmarrë masa hetimore dhe janë ngritur padi penale, të cilat do të shtohen nëse vërtetohet fajësia përmes hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version