Site icon Telegrafi

Shkup, Ministria e Shëndetësisë mbyll një spital privat

Ministria për Shëndetësi bën të ditur se Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer kontrollë të jashtëzakonshme në SHPSH Sante Plus, në lidhje me respektimin e rregullores ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit për mbylljen e kësaj shtëpie private të shëndetit.

Ky spital privat është vënë nën kontroll pas vdekjes së D.XH gjatë lindjes së fëmijës së saj, që për fat të mirë gëzon shëndet stabil. Për këtë rast, Ministria në fjalë ka formuar komision që është duke e hetuar rastin./Telegrafi/

Exit mobile version