Policia mbrëmë ka ndaluar 26 vozitës në Shkup, që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 69 të tjerë kanë tejkaluar shpejtësinë.
Reparti i sigurisë së komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup më 23/24/02.2019 nga ora 23:00 deri në ora 5:00 ka kryer aksion kontrollues për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana zyrtarëve policor janë kontrolluar 159 vozitës, te 26 është konstatuar prania e alkoolit. Janë zbuluar edhe 51 shkelje të tjera.
Në aksionin kontrollues që ka zgjatur gjatë ditës së djeshme nga ora 6:00 deri në ora 22, 69 vozitës janë kapur me shpejtësi më të madhe dhe janë shqiptuar dënime.
Në fund të njoftimit të MPB-së thuhet se në rrethinën e Shkupit me automjetin special janë ngritur 27 automjete për parkim jo të rregullt në rrugët “Dimitrija Çupovski” dhe “Jordan Mijallkov”./Telegrafi/