Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup sot ju bëri apel qytetarëve që mbeturinat që bëhet gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore apo rinovimit të amvisërive të tyre, nuk duhet të hidhen në kontejnerët e vendosura në sipërfaqet publike.
“Ky lloj i mbeturinave mund t’i dëmtoj automjetet speciale komunale dhe kjo mund ta shkaktoj dëme të konsiderueshme financiare për ndërmarrjen publike, si dhe problem gjatë mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale të qytetit. Kontejnerët e vendosura nga ndërmarrja publike ‘Higjiena komunale’ pa dallim nëse bëhet fjalë për kontejnerë nëntokësorë apo të mbi tokë apo shporta, janë ekskluzivisht për hedhjen e mbeturinave”, thonë nga ndërmarrja publike “Higjiena komunale”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Apeli vjen nga kur nga kjo ndërmarrje gjatë ditës, hoqën 10 thasë me mbeturina ndërtimore të hedhura në kontejnerët e rrugës “Londonska” në komunën e Karposhit.
“Ju bëjmë apel qytetarëve të veprojmë ndërgjegjshëm me mbeturinat e tyre ndërtimore, të mos hidhen në hapësirat publike, për shkak se në këtë mënyrë krijojnë deponi të egra që e ndotin mjedisin jetësor. Sipas Ligjit për pastërti publike, qytetarët e Shkupit janë të obliguar që mbeturinat ndërtimore t’i hedhin në deponinë ‘Drislla'”, theksojnë nga ndërmarrja publike./Telegrafi/