Site icon Telegrafi

Shkup, marsh për familje të shëndoshë: Fëmijët nga martesat homoseksuale janë të prirur drejt vetëvrasjes dhe depresioneve

Me tupan, valle dhe lutje filloi marshi për familje të shëndoshë, që u organizua si kundërprotestë kundër “Paradës së krenarisë”.

Pjesëmarrësit e këtij marshi po kryqëzohen dhe kanë parrolla “Martesë, familje, ardhmëri”, “Seksi dhe gjinia janë biologji, jo ideologji”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Goran Iliev nga Kisha evangjeliste thotë se qëndrojnë fuqishëm pas vlerave tradicionale dhe përkrahin martesë ndërmjet burrit dhe një gruaje.

Lexo po ashtu Shkup, qindra pjesëmarrës në “Paradën e krenarisë” (Foto)

“Ndjekim analiza dhe hulumtime, për fëmijët që rriten në martesa homoseksuale. Ato analiza tregojnë se fëmijët që rriten me dy prindër të gjinisë mashkullore apo femërore janë të konfuz dhe nuk mund të gjenden në shoqëri, janë të prirur drejt vetëvrasjes dhe depresioneve”, tha Iliev.

Ivica Todorov, nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë tha se nuk kanë asgjë kundër njerëzve që organizojnë paradën, dhe as kundër orientimit të tyre seksual, por se disa qendra të caktuara nuk mund të manipulojë me to.

“Disa kanë interesa nga kjo, ndërsa ato i përdorin si qëllim. Për këtë arsye ne nëpërmjet këtij marshi duam t’i cekim se jemi të pastër në qëllimet tona. Ky marsh është mbipartiak, mbifetar dhe tregon vlerat që i ka dhënë Zoti”, tha Todorov./Telegrafi/

Exit mobile version