Site icon Telegrafi

Shkup, marsh i çadrave të kuqe, marshojnë punëtoret seksuale, striptizeret dhe hot line operatoret

Kolektivi i parë i punëtorëve seksual “Star-star”, në kuadër të fushatës për shënimin e 17 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për “stop” dhunës ndaj punëtorëve seksual njofton se sot do të mbajë marshin tradicional të çadrës së kuqe në ora 12:00, para objektit të shtëpisë së Nëna Terezës.

“Star-star” dhe punëtoret seksuale do të marrin pjesë në aksionin global për solidaritet ndaj punëtoreve seksuale me qëllim të ulet dhuna dhe diskriminimi që çdo ditë ballafaqohet ky grup i margjinalizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me mesazhin: ‘Dekriminalizim tani” i inkurajojmë institucionet dhe publikun ekspert të hapin çështjen e rregullimit të punës seksuale. Ne dhe punëtorët seksual mendojmë se dekriminalizimi i punës seksuale paraqet politikë më të mirë për promovimin e shëndetit dhe të drejtat njerëzore të punëtorëve seksual. Këto angazhime bazohen në nevojat e punëtorëve seksual për mbrojtjen e të drejtave të tyre, krijimin e kushteve të sigura për jetë dhe punë, si dhe parandalim i dhunës dhe eksploatimit”, thuhet në thirrjen./Telegrafi/

Exit mobile version