Telegrafi

Shkup, manifestim për ditën e 1 prillit

Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh” dhe Bashkia e Shkupit sot në sheshin “Maqedonia” do të organizojnë aheng për fëmijë, apriliadë “Shkupi qesh” për të gjitha shkollat, kopshtet, fëmijët, tinejxherët dhe qytetarët e kryeqytetit.

Në manifestim do të ketë aheng me maska, këngë, lojëra, balet modern të organizuara nga QKF “Karposh”, “Zllatno Sllaveçje”, grupe të vallëzimit nga shkollat fillore, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijë me sindormin “down” nga “Trismoia21”.

Dita e 1 prillit do të shënohet edhe në Komunën e Butelit me mbajtjen e revysë së maskave për nxënësit prej shtatë shkollave fillore komunale./Telegrafi/