Site icon Telegrafi

Shkup, makina e Ndihmës së Shpejtë me pacientë bllokohet nga makinat në Klinikë (Video)

Se në Shkup ndodh shpesh që të ketë kaos në trafik është e ditur, ndërsa nuk përjashtohet as kur bëhet fjalë për rreth Qendrës Klinike.

Makinat e Ndihmës së Shpejtë nuk kanë hyrje të veçantë në klinikë, dhe kështu shpesh ndodh që të bllokohen nga makinat private, taksi dhe makiny zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dje në rrjetet sociale është publikuar një video, në të cilën shihet se si makina e Ndihmës së Shpejtë nuk mund të lëvizë nga makinat e shumta, për të shkuar në klinikën adekuate. Sipas shkrimeve në makinën e Ndihmës së Shpjetë ka pasur pacientë në gjendje të rëndë, që besohet të jetë fëmijë.

Papërgjegjësia e vozitësve gjatë vozitjes dhe parkimit të makinave, ndonjëherë mund të kushtojë edhe me jetë të dikujt./Telegrafi/

Exit mobile version