Telegrafi

Shkup, kontenjerë special për mbetjet nga therja e kurbanëve

“Higjiena Komunale” do të vendosë kontejnerë prej 5 metër kub ku mund të hidhen mbetjet nga therja e kurbanëve. Sipas Abdusamed Shabanit, drejtor i kompanisë, ato do të vendosen në vende që janë më të paarritshme për qytetarët, në mënyrë që të mos përhapin infeksione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, së bashku me Komunën e Çairit, për herë të parë këtë vit filloi një aksion për të adresuar çështjet aktuale me asgjësimin e pakontrolluar të mbetjeve organike gjatë përgatitjes dhe festimit të festës fetare të Kurban Bajramit.

Me këtë rast u mbajt një konferencë për shtyp para Xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Me rastin e Kurban Bajramit “Higjiena Komunale” nga mbrëmë ka filluar aksion i cili do të zgjasë deri në fund të festës, për shkak të shpërndarjes së pakontrolluar të lëkurave dhe mbetjet nga kurbanët jashtë kontinjerëve të cilët janë vendosur special për atë qëllim”, tha Shabani.

Ai shtoi se ata nuk duan të përsërisin rastin me vitet e kaluara edhe këtë vit./Telegrafi/