Telegrafi

Shkup, kongres ndërkombëtar për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit

Cilësia dhe siguria e ushqimit, shëndeti dhe të ushqyerit, është tema e Kongresit ndërkombëtar “Nutricon 2017”, që prej sot deri pasnesër do të mbahet në Shkup.

Në ditën e parë të kongresit do të mbahet diskutim për ndikimin e innformacioneve për ushqimin, shëndetin dhe të ushqyerit nga Facebook mbi shëndetin e konsumatorëve dhe si shkenca duhet të luftojë me këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 mjekëve, inxhinierëve, kompanive, dietolog, përfaqësues qeveritar, institucione ndërkombëtare nga fusha e shëndetësisë, si dhe prodhues të ushqimit cilësor dhe të sigurt.

Kongresi mbahet në bashkëpunim me Grupacionin evropian për inxhinieri higjienike dhe dizajn dhe Iniviativën për harmonizim global./Telegrafi/