Site icon Telegrafi

Shkup, konfiskohen 2.5 kilogram marihuanë

Në një aksion të koordinuar dhe të përbashkët në repartin për polici kriminalistike është ndaluar një rrjet ndërkombëtar për transport të substancave narkotike, me çrast janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kilogram marihuanë.

Në aksioin e zbatuar dje rreth orës 10:45 pas informacioneve të marra paraprakisht se do të kryhet transport ndërkombëtar i marihuanës nga Maqedonia për në Turqi, kanë marrë pjesë Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme pranë SPB Shkup dhe inspektorët doganor nga Reparti për punë operative nga Drejtoria Doganore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drogën S.I, gjatë gushtit të këtij viti e ka furnizuar nga një person i panjohur nga Shqipëria, e ka fshehur në bunkerin në rezervuarin për lëndë djegëse dhe me automjetin e njëjtë e ka transportuar në Maqedoni.

SPB Shkup kundër S.I, do të ngrejë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psihotrope dhe prekursorë.

Personi S.I. në vitin 2012, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, lshtë japur gjatë tentimit të transportojë rreth pesë kilogramë drogë narkotike. Për atë vepër ishte dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë viteve dhe nga burgu ka dalë në shkurt të vitit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version