Site icon Telegrafi

Shkup, konferencë për ekstremizmin e dhunshëm në Ballkanin Perëndimor

Instituti “Maks van der Shtul” pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) do të organizojë konferencë me temë “Ekstremizmi i dhunshëm në Ballkanin Perëndimor: Ndikimi i jashtëm dhe udhëheqësit lokalë” që do të mbahet më 22 shkurt (e mërkurë), me fillim në ora 13.00, në kampusin e UEJL-së në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është e organizuar nga Universiteti Kolumbia në SHBA, Programi për ndërtimin e paqës dhe të drejtave të njeriut dhe Instituti Maks van der Shtul i Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe në bashkëpunim me disa organizata e qendra tjera rajonale./Telegrafi/

Exit mobile version